Forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit, ku kanë nisur kontrolle masive në shumë shtëpi.
Konkretisht, efektivët kanë kryer kontrolle dhe kanë bastisur disa shtëpi, në fshatin Broshkë dhe Përparim, disa orë pas ekzekutimit të vëllait të Talo Çelës, Bujarit.
Deri më tani, mësohet se janë shoqëruar disa persona në komisariatin e Elbasanit.
Identetet e tyre nuk bëhen me dije, por dyshohet se ata kanë lidhje apo dijeni për ekzekutimin dhe autorët e vrasjes së Çelës.