Pas Shkodrës/ Policia nis aksionin për heqjen e kamerave të sigurisë edhe në Vlorë

0
Gjigandi

Një aksion ka nisur në qytetin e Vlorës për zbulimin e kamerave të sigurisë të instaluara në rrugë, hapësira publike, apo në biznese lokale, të cilat mund t’i shërbejnë organizatave kriminale.

Mësohet se aksioni ka filluar mëngjesin e sotëm, ndërsa policia e Vlorës është shprehur e rezervuar dhe nuk ka dhënë ndonjë informacion mbi aksionin.

Ndërkohë që priten informacione nëse edhe në Vlorë do të zbulohen ose jo kamera sigurie të kontrolluara nga krimi, të cilat mund të hiqen në ditët në vijim.

Vlen për tu përmendur se gjatë dy viteve të fundit policia e Vlorës ka instaluar kamera sigurie në rrugët kryesore të qytetit, projekt i cili po vijon ende. Prandaj mësohet se do të ketë një kontroll të imtësishëm edhe në serverat e këtyre kamerave sigurie për t’u siguruar se nuk ka ndërhyrje nga organizatat kriminale.

Gjithashtu po krehet zona në një territor të gjerë, për të evidentuar vendet ku mund të jenë vendosur kamera të tjera sigurie veç atyre të policisë së shtetit.

RonaTyra

Policia e Vlorës konfirmon se deri tani ka patur kontrolle dhe sekuestro të kamerave të sigurisë për gjithë ata persona të cilët i kanë vendosur ato në kundërshtim me ligjin. Në shumë zona të qytetit janë vendosur kamera sigurie në hapësira publike që nuk i takojnë biznesit apo individëve. Këto kamera sigurie cënojnë privatësinë e qytetarëve, teksa mund edhe të përdoren nga eksponent të krimit të organizuar.

Kujtojmë se para disa ditësh një aksion i tillë policorë në Shkodër bëri të mundur që të sekuestroheshin një numër i madh kamerash sigurie. Kamerat ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit nga grupe kriminale të ndryshme të cilat përdoreshin për të vëzhguar efektivët e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu