Pas problemeve për kriterin profesional, prokurorja dërgohet për trajnim në Magjistraturë

0
Pas problemeve për kriterin profesional, prokurorja dërgohet për trajnim në Magjistraturë
Gjigandi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë për një vit nga detyra prokuroren e Shkodrës, Marsida Frashëri dhe e dërgoi atë për të ndjekur programin e trajnimit sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës. “Në përfundim të këtij trajnimi, pas administrimit të rezultateve të arritura nga subjekti, Komisioni do të përfundojë procesin e rivlerësimit bazuar në të tre kriteret,” deklaroi kryesuesi i trupës së KPK, Lulzim Hamitaj.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të martën më 10 maj, prokurorja Frashëri u përball me barrë prove për kriterin profesional, pasi për 27 dosje nuk kishte kryer veprime hetimore sipas KPK-së. Frashëri këmbënguli se këto situata kishin ardhur prej ngarkesës së lartë dhe problemeve të sistemit.

Procesi i rivlerësimit për prokuroren Marsida Frashëri po kryhet nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungon.

Frashëri është magjistratja e katërt për të cilën Komisioni vendos ta dërgojë për rikualifikim në Shkollën e Magjistraturës. Vendimarje e njëjtë është marë më parë për prokurorin e Apelit Shkodër, Elvin Gokaj, prokuroren e Lezhës, Riselda Fishta dhe kryegjyqtarin e Matit, Artan Çupi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu