Shakira dhe Gerard Pique në javën e kaluar i dhanë fund marrëdhënies së tyre 12-vjeçare.
Kjo pasi futbollisti i Barcelonës u raportua se e kishte tradhtuar këngëtaren kolumbiane me një studente 20-vjeçare.
Pas njoftimit të ndarjes, nuk kanë të ndalur spekulimet e tjera se kush saktësisht ndërhyri në marrëdhënien e yjeve të famshëm dhe se çfarë do të ndodhë me dy djemtë e tyre, Milanin dhe Sashan.
E vetmja gjë e sigurt në këtë është se futbollisti tashmë do të zhvendoset në një apartament të ri.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një ndërtesë në qendër të Barcelonës që është e kompletuar edhe me pishinë.
Katalunasi e bletu këtë shtëpi më shumë se dhjetë vjet më parë kur nuk ishte ende me Shakiran.
Ka shumë raportime për koston e këtij apartamenti, por sipas revistës
Vanity Fair
, është një vend i frekuentuar nga personazhe të njohur si Cesc Fabregas dhe Daniella Seeman, me një vlerë të përafërt prej 4.5 milionë euro.
Sigurisht, me të gjitha rinovimet e bëra nga vetë Pique, çmimi i tij do të jetë rritur ndjeshëm, megjithëse nuk dihet se sa.
Në lajmet e fundit, u tha se ndarja e tyre mund të ndodhte shumë më herët, me Shakiran që ishte përpjekur ta rikthente romancën disa herë.
/abc24.al/