Pas fjalimit të Zelenskyt në Kuvend, Berisha bën thirrje për largimin e ambasadorit rus nga Tirana

0
Pas fjalimit të Zelenskyt në Kuvend, Berisha bën thirrje për largimin e ambasadorit rus nga Tirana
Gjigandi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të largojë nga Tirana ambasadorin rus dhe të tërheqë ambasadorin shqiptar nga Moska.

Deklarata e Berishës u bë menjëherë pas video-mesazhit të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

“Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin në maksimum të të gjitha marrëdhënieve diplomatike e politike me Rusinë, si dëshmi e reagimit me këtë agresor”, tha Berisha në një komunikim me gazetarët në dalje të Kuvendit.

Berisha kritikoi Kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij ndaj Rusisë, Ballkanit të Hapur dhe për lejimin e turistëve rus në Shqipëri.

“Që në ditët e para të agresionit kemi ngritur zërin tonë në parlament për ndihma konkrete. Pa dyshim, Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s, në OKB ka dhënë ndihmesën e vet, por ajo që më lëndon shumë – dhe deri diku mund të them se edhe na turpëroi sot, është qëndrimi i dystuar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar”, është shprehur Berisha.

RonaTyra

“Në njërën anë votohet për dënimin e tij në Këshillin e Sigurimit, por nga ana tjetër promovohet ideja ruso-serbe e Ballkanit të Hapur, një projekt fund e krye anti-europian, që i hap rrugë hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon”, ka thënë Berisha.

“Së dyti, ka qenë një vendim absurd shpallja dhe ftesa e Edi Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinoni, vrasës, përdhunues, “kainër”, pasi kryejnë masakra të vijnë e të dynden në plazhet tona për të rimarrë veten. Kjo ishte fyerje e rëndë për shqiptarët. Kjo ishte edhe një kërkesë e Presidentit Zelensky. Kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri”, shtoi Berisha.

Berisha e quajti presidentin rus, Vladimir Putin, “një mostër me fytyrë njerëzore, një Kain që e ka shndërruar kombin e tij në “kainër” që ekzekutojnë vëllezërit dhe fëmijët e tyre dhe shkatërrojnë shtëpitë e tyre. Qëndresa e kombit ukrainas është frymëzim i madh për të gjithë ata që duan lirinë”. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu