Një ditë pas arrestimit të drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula (në foto), emërohet drejtori i ri.
Arjan Cengu është drejtori i ri i Kadastrës shtetërore në qytetin e Durrësit.
Cengu, i ardhur nga Tirana, zëvendëson Pulën, i cili u arrestua nga policia mesditën e djeshme për ‘Shpërdorim Detyre’.
Pula erdhi në krye të këtij institucioni në fillim të muajit maj, menjëherë pas ngritjes së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.