Pas Afrikës, Enca Haxhia vazhdon pushimet në Dubai

0
Pas Afrikës, Enca Haxhia vazhdon pushimet në Dubai
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, gjersa së fundmi kishte publikuar disa fotografi nga vizita në Afrikë.

Haxhia shijoi disa ditë të mira pushimi në Zanzibar, gjersa pas tij destinacioni i radhës duket se kanë qenë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këngëtarja e hitit “Dua” publikoi së fundmi disa fotografi të reja në InstaStory, ku shihej me një paraqitje mjaft atraktive nga destinacioni luksoz i frekuentuar nga shumë njerëz.

Duket se këtë periudhë, Enca po e shfrytëzon për të kaluar disa ditë jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.

RonaTyra

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Ajo shquhet si një prej femrave më mediatike të shoubizit shqiptar, e cila gjithnjë merr vëmendjen me imazhet atraktive që publikon në rrjetet sociale.

/abc24.al/

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Foto: Enca Haxhia/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu