Pas 20-vjetësh, vjen fundi i një epoke. Lamtumirë iPod!

0
Pas 20-vjetësh, vjen fundi i një epoke. Lamtumirë iPod!
Gjigandi

Fundi i një epoke. Apple e titullon postimin për të dhënë njoftimin “Muzika vazhdon”. (The music lives on)

10 maji 2022 do të kujtohet si dita e “vdekjes” së iPod, pajisja e Apple për të dëgjuar muzikë në çdo moment, edhe jashtë shtëpisë. I prezantuar nga Steve Jobs më 23 tetor 2001, disa muaj më parë mbushi 20 vjet.

“Të dëgjosh muzikë nuk do të jetë më njësoj me iPod” – pati thënë themeluesi i Apple. E në fakt, për disa vjet, iPod ishte pajisja e ëndrrave për adhuruesit e muzikës, pasi ndërthurte cilësinë e zërit me dizajnin tërheqës të kompanisë me seli në Cupertino.

Rënia erdhi për shkak të modeleve të ndryshme iPhone, iPad dhe më tej me Apple Watch, që siç lexohet në njoftimin zyrtar “në to mund të dëgjoni më shumë se 90 milionë këngë dhe më shumë se 30 mijë lista muzikore (playlist) që gjenden në Apple Music”.

Këto shifra ndryshojnë shumë nga ato të iPod të parë, i cili mund të përfshinte maksimumi një mijë këngë.
Greg Joswiak, zëvendëspresident i repartit të marketingut botëror në Apple, shpjegoi se “muzika ka qenë gjithnjë pjesë thelbësore e kompanisë dhe sjellja e saj tek qindra mijë njerëz, siç bëri iPod-i, ripërcaktoi se si këngët zbuloheshin, dëgjoheshin dhe shpërndaheshin”.

RonaTyra

Pas iPod-it të parë në vitin 2004, u prezantua iPod mini; dy vite më pas, iPod nano i gjeneratës së dytë. Në vitin 2007, Touch, dhe në vitin 2012, gjenerata e shtatë e Nano.

Tre vite më pas u prezantua Shuffle (gjenerata e katërt). Version i fundit daton në vitin 2019 kur u prezantua iPod touch i gjeneratës së shtatë. Të gjithë modelet janë ende në shitje, shpjegoi kompania dhe do të shihen në qarkullim deri sa të përfundojnë.
Dhe sigurisht do të nisi një garë për të blerë iPod që, nga 10 maji 2022, u bënë pajisjet historike të Apple.

Por, analistët e teknologjisë thonë se ishte e pashmangshme që një ditë, iPhone do të zëvendësonte iPhod.
“Kur Apple krijoi iPhone e dinte se kjo do të nënkuptonte fillimin e fundit të iPod”, – tha për BBC, Ben Wood, drejtues i shoqërisë së konsulencës teknologjike CCS Insight”.

Carolina Milanesi nga Creative Strategies, tha se rënia e shitjeve të iPod lidhet me rritjen e shitjeve të iPhone – si kalim nga shitjet dixhitale te streaming.

“Fundi i iPod është ndoshta shembulli më i mirë i Apple se nuk shqetësohet për kanibalizimin e produkteve të veta”

– tha ajo.

Fansat e iPod përdorën rrjetet sociale për të ndarë mendimet mbi lajmin dhe kujtimet e tyre të lidhura me pajisjet muzikore:

Për mua, iPod është produkti më inovativ i jetës sonë. Ai solli ndryshime në mënyrën si komunikojmë, veprojmë dhe bashkëpunojmë. Nuk ishte i pari i klasës, por ishte më se i mjaftueshëm. Çfarë gare iPod @Apple.
– Bhrett McCabe, PhD (@DrBhrettMcCabe), 10 maj 2022.

Lamtumirë #iPod. Kjo ishte pajisja ime e parë Apple. Kam kaq shumë kujtime të bukura me të. E bleva ndërkohë që isha në Mbretërinë e Bashkuar, për herë të parë në jetën time, kur isha fëmijë. Kisha lënë disa kursime mënjanë dhe gjatë udhëtimit të parë në qytet e bleva në dyqanin e parë që pashë.

– Dmytro Kryvenko (he/him) (@kryvenko) 10 maj 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu