Apple do të shkurtojë prodhimin e iPhone

0
Apple do të shkurtojë prodhimin e iPhone
Gjigandi

Apple do të shkurtojë prodhimin e AirPods dhe modelit të saj iPhone SE për shkak të pritjeve që inflacioni do të rezultojë në një kërkesë më të ulët për produktet teknologjike.

Gjiganti i teknologjisë u ka thënë furnitorëve se synon të reduktojë porositë e prodhimit për modelin e tij iPhone SE me rreth 20% nga ajo që kishte planifikuar më parë – një shkurtim prej rreth 2 deri në 3 milionë njësi – në tremujorin e ardhshëm, dhe ka reduktuar porositë për AirPods e saj me më shumë se 10 milionë njësi në vitin 2022, raportoi Nikkei.

Sipas mediave, presionet ekonomike që rrjedhin nga agresioni rus i Ukrainës dhe reagimi ndërkombëtar ndaj tij, e kanë nxitur këtë masë.

Sanksionet kundër Rusisë jo vetëm që kanë gjymtuar vetë ekonominë e vendit, por gjithashtu kanë tronditur ofertën globale të disa mallrave, duke krijuar paqëndrueshmëri në tregjet e energjisë dhe drithërave.

Me një përshpejtim të inflacionit që pritet si rezultat i agresionit, do të frenohet edhe kërkesa e konsumatorëve në industrinë e teknologjisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu