Fortnite e ka shtyrë për një javë aktivitetin e përfundimit të sezonit

0
Gjigandi

Gjithashtu, është shtyrë edhe fillimi i sezonit të ri

Epic Games kanë bërë të ditur, se është shtyrë për një javë aktiviteti Live i përfundimit të sezonit, që ishte paraparë për gjashtë qershor.

Javën e kaluar, ishin bërë të ditura disa të dhëna lidhur me këtë aktivitet të quajtur “The Device”, ndërsa fillojë edhe numërimi së prapthi deri në datën e caktuar, por gjithçka u ndërpre.

Data e re që është vendosur për thvillimin e këtij aktiviteti, është thënë të jetë 11 qershori, kur edhe pritet të shfaqet në tërësi.

Shtyrje ka pësuar edhe sezoni i ri, Chapter 2 Season 3 pritet të fillojë po ashtu pas një javë, që është shtyrja e dytë për këtë sezon.

RonaTyra

Arsyet e këtyre shtyrjeve nuk janë bërë të ditura, vetëm se besohet që gjithçka është bërë shkaku i pandemisë dhe mungesës së mbarëvajtjes së punës.

Drejtori kreativ i Epic Games, Donald Mustard i ka falënderuar të gjithë të angazhuarit që punuan nga shtëpitë për këtë lojë, ndërsa u shpreh se pret me padurim që t’i sheh rezultatet e video-lojës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu