Parashikimi i motit për ditën e diel

0
Parashikimi i motit për ditën e diel
Gjigandi

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohe të shiut dhe borës.

Në viset e larta, pos reshjeve të dendura të borës edhe temperaturat minimale do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta se sa në vise të ulëta dhe mesatare.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet minus 1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s, thuhet në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu