Makolli nga FSShK: Në kongresin për kryetar kishte kërcënime me jetë

0
Makolli nga FSShK: Në kongresin për kryetar kishte kërcënime me jetë
Gjigandi

Sherif Makolli nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, ka thënë se kryetari aktual i tyre, Blerim Syla, ka përdorur metoda manipuluese për t’u rizgjedhur edhe njëherë në krye të kësaj federate.

Në Edicionin Special, ai ka deklaruar se Blerim Syla nuk ka punuar për interesa të punëtorëve shëndetësor, por se ka punuar për interesa të veta.

“Blerim Syla nuk ka lënë mjet apo parti politike pa përdorur duke intervenuar për t’i detyruar kryetarët e sindikatave t’i kthejë në favorin e vet. Publikisht kryetari i Këshillit Drejtues e pranoi se Blerim Syla i ka ofruar mito, i ka ofruar një ordinancë me të gjitha pajisjet, kjo është një skandal”

, ka thënë Makolli.

Tutje, Makolli ka shtuar se në kongresin e sotëm ku kishte për t’u zgjedhur kryetari i ri i FSShK-së ishte i pranishëm edhe vëllai i Blerim Sylës, kryetarit aktual, që sipas tij, e kishte kërcënuar një doktor që ishte i pranishëm aty.

RonaTyra

“Sipas informatave në këtë kongres kishte edhe kërcënim me jetë ndaj kryetarit të këshillit drejtues, ka pasë uljet më të ulëta të mundshme, kjo nuk i përket stafit shëndetësore kur e dimë çfarë niveli akademik jemi të përgatitur”,

ka thënë Makolli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu