​Ngjarjet e datës 6 mars

0
​Ngjarjet e datës 6 mars
Gjigandi

Mbahet aktiviteti rekreativ “Meeting offRoad Drenica” – parakalim i xhipeve dhe motorëve- vendtakimi ‘rruga “Fadil Rrustemi” Skenderaj, ora 08:00-10:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 9:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 09:00)

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 09:00)

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, bëhen homazhe në komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së. (Ora 12:00)

RonaTyra

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 09:45)

Mbahen homazhe e nderime institucionale. (Te shtatorja e Adem Jasharit në Skenderaj, Kompleksi Përkujtimor në Prekaz dhe Marinë, ora 10:00)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bën homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, me rastin e Epopesë së UÇK-së. (Ora 11:00)

Me rastin e Epopesë së UÇK-së do të hapet instalacioni me fotografi dhe video. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, 11:00)

Komuna e Prishtinës organizon aktivitete për nder të Epopesë së UÇK-së. Marrin pjesë kryetari Përparim Rama, nënkryetarët, kryesuesi i Kuvendit, shefi i Kabinetit, drejtorët e drejtorive, asamblistët)

Agjenda:

09:00 – Homazh në Prekaz
10:00 – 11:00 Homazh në Varrezat e Dëshmorëve – Velani
14:30 – Homazh në Varrezat e Dëshmorëve të Koshares.

Në Gjakovë bëhen homazhe për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Agjenda:

10:00 – Lapidari “Shokët e Lirisë”

10:10 – Lapidari “Agron Rama”

10:20 – Varrezat e Dëshmorëve dhe Kompleksi Memorial në Smolicë

10:30 – Kompleksi Memorial në Hereq dhe Kompleksi Memorial në Hereq

10:40 – Kompleksi Memorial në Ponoshec

11:00 – Kompleksi Memorial në Morinë

11:10 – Kompleksi Memorial në Shqiponjë

Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni, do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve, për nder të Epopesë së UÇK-së. (Ora 12:00)

Mbahet akademi përkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë, 17:00)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu