Panucci: Kisha edhe kontratë, Juventusin e braktisa për kuqezinjtë

0
Gjigandi

Pas përvojave të para si trajner në stolat e Livorno, Ternana dhe të kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci mori një vit pushim, por është i gatshëm të rikthehet në fushë. Ai tregoi anekdota interesante të së kaluarës së tij midis fushës dhe merkatos.

Me fanellën e Milanit, ai shkroi një faqe të rëndësishme të historisë, por karriera e tij mund të ishte bërë bardhezi, siç zbuloi vetë në mikrofonat e “Sky Sport”: “Unë kisha firmosur me Juventusin, madje kisha një kontratë me të. Pastaj më kërkoi Milani, që atëherë ishte skuadra më e fortë në botë. Menjëherë i thashë vetes: Ata paguajnë të njëjtat para, më mirë po shkoj atje”.

Në kohën e Romës, marrëdhëniet e tij me Luciano Spalletti nuk ishin gjithmonë idilike. Panucci tregon për kohën, kur refuzoi të rrinte në pankinë: “Spalletti luajti me Cassetti në formacion, i cili nuk ishte stërvitur një ditë para ndeshjes dhe kishte qenë jashtë për një kohë të gjatë. Shumë menduan se e bëri këtë vetëm për të më ulur mua. Personalisht kam qenë trajner për 5 vite dhe shpresoj të mos sillem kurrë siç bëri Spalletti në atë rast”.

Aventura e trajnerit të Livornos zgjati vetëm disa muaj atje. Panucci shpjegon në detaje marrëdhëniet me klubin dhe presidentin Spinelli: “Ai më kërkoi një ekip të ri, që duhej të siguronte mbijetesën. Por, ai ishte një ekip i vendit të dhjetë në renditje. Nuk mund ta kritikoj atë, Spinelli është i tillë. Kam kaluar një kohë të mirë në Livorno, por ai është presidenti dhe veproi në atë mënyrë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu