Një qen besnik në Kinë, ka pritur për katër ditë në një urë pronarin e tij, i cili kishte kryer vetëvrasje pikërisht në atë vend. Imazhet prekëse tregojnë kafshën besnike të ulur në trotuarin e Urës Yangtze në Wuhan.
Një banor i identifikuar me mbiemrin Xu teksa ka parë këtë tablo, ka regjistruar të gjithë momentin dhe e ka publikuar në rrjete sociale. Ndërkaq në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe Du Fan, drejtor i Shoqatës së Mbrojtjes së Kafshëve në Wuhan.
Ai tha: “Ne u kërkojmë autoriteteve të zbulojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Të sekuestrojnë kamerat e sigurisë të bizneseve përreth dhe të zbardhin ngjarjen”. Pamjet raportohet se kanë përlotur miliona njerëz në të gjithë botën. Për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni.
Burimi: top-channel.tv