Paloka zbulon arsyen e mos hapjes se negociatave, me nje meme qe u be virale – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka ndarë në faqen e tij në facebook një meme shoqëruar me një shenim të tij ku akuzon për dështimin e radhës moshapjen e negciatve me BE, Edi Ramën. “Europa kërkon një qeveri dhe kryeministër serioz e jo një lolo që fsheh deshtimin, krimin, drogën dhe korrupsionin me atlete e çitjane”, shkruan ish deputeti demokrat. Ja postimi i plotë i Palokës: Europa e përqesh dhe refuzon lolon për dështimet e tij, por koston e paguajnë shqiptarët. Dështoi për herë të katërt të hapte negociatat, siç ka dështuar me ekonominë, me punësimin, me shendetësinë, me legalizimet. E vetmja fushë ku shkëlqen është ajo e lolos së oborrit. Ndërkohë që vendet e tjera marrin miliona për projekte dhe investime dhe avancojnë në rrugën europiane, Shqipëria ka mbetur peng i lolos. Europa kërkon një qeveri dhe kryeministër serioz e jo një lolo që fsheh deshtimin, krimin, drogën dhe korrupsionin me atlete e çitjane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu