Paloka: Bashës po i kërkohet vetëm një gjë nga demokratët

0
Paloka: Bashës po i kërkohet vetëm një gjë nga demokratët
Gjigandi

Deputeti i PD njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit Edi Paloka ka reaguar ashpër në drejtim të kryetarit të shkarkuar të PD Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit nuk e pranoi asnjë herë votën si zgjedhje.

Në një intervistë televizive, Paloka theksoi se bashkimi i demokratëve është domosdoshmëri, ku shton se humbja e turpshme e 6 marsit ishte data që vulosi gjithçka, ndërsa të gjithë deputetët njëzëri po i kërkojnë Bashës largimin.

Ai tha se Bashës po i kërkohet vetëm një gjë, të hapë derën e PD dhe të lejojë bashkimin e demokratëve.

“Në asnjë rast, Lulzim Basha nuk e pranoi votën si zgjedhje. Kur i kërkova mocion pa hyrë në garë me Berishën, nuk e pranoi. Votëbesimi u bë në një farë mënyre në 6 mars mes demokratëve, edhe pse PD pa qenë e bashkuar do e ketë shumë të vështirë fitoren. Bashkimi është domosdoshmëri për demokratët. Këtë nuk e them vetëm unë, por të gjithë. Edhe deputetët që deri dje mbështesnin Bashën, kanë kërkuar zgjidhje. 6 marsi i mbylli të gjitha historitë dhe sot jemi para një realiteti, edhe deputetët që e kanë ndjekur deri dje, i kërkojnë dorëheqjen. Basha ka vetëm një zgjidhje, sepse përsërit të njëjtën fshehje, jam i gatshëm për çdo hap. Por i kërkohet vetëm një gjë, hap derën e PD, lejo demokratët që të bashkohen. Që përkthehet nga deputetët e tij dorëheqje. Nuk ka çfarë të mendohet dhe çfarë zgjidhje tjetër të diskutojë”

, u shpreh Paloka.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu