Në Shqipëri, takimi 5 orësh mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesit e lartë të dy opozitave, Partisë demokratike dhe LSI-së nga njëra anë dhe deputetëve Muslim Murrizi dhe Rudina Hajdari nga ana tjetër, nuk solli asgjë të re. Socialistët firmosën më 5 qershor një marrëveshje me ndryshime në Kodin Zgjedhore me opozitën jashtë parlamentare, por më pas mbështetën propozimin e deputetëve të opozitës në parlament për ndryshime kushtetuese që do të çonin në hapjen e listave e që njëkohësisht do duhet të pasohet dhe me shmangien e koalicioneve parazgjedhore në formën në të cilën janë organizuar deri tani. Një lëvizje që çoi në një reagim të ashpër të Partisë Demokratike dhe LSI-së. Kundërshtim të fortë pati dhe nga presidenti Ilir Meta, sipas të cilit bëhet fjalë për ndërhyrje në shkelje të Kushtetutës, duke paralajmëruar se nuk do t’i njihte ato. Ndërsa përfaqësuesë të komunitetit ndërkombëtar nxitën miratimin sa më shpejt të marrëveshjes së 5 qershorit, duke kujtuar se realizimi I Refomës zgjedhore është një kusht për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Shqipërinë.
Kryeministri Edi Rama foli pas takimit të sotëm për “diskutime interesante”, ndërsa përsëriti se për shumicën “hapja e listave nuk është një variant por një angazhi përballë shqiptarëve” duke shtuar se nga ana tjetër shumica “duhet të çojë deri në fund angazhimin e nënshkruar më 5 qershor”.
Lexo Edhe:
Shefi i urgjencës: Po qarkullon në rrjet, mos përdorni betadinë për shpëlarje fyti kundër Covid
Por për PD-në dhe LSI-në, respektimi i Marrëveshjes së 5 qershorit nuk mund të nënkuptojë ndërhyrje të tjera në Kodin zgjedhor si pasojë e “ndryshimeve kushtetuese të njëanshme. Kjë është e papranueshme”, deklaroi pas takimit Sekretari i Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, duke shtuar se kanë kërkuar nga kryeministri të dinë se kur do të miratohet Marrëveshja në parlament “pa ndryshime të njëanshme që e minojnë atë”.
Nga ana tjetër dhe opozita jashtë parlamentare nuk tërhiqet dhe këmbëngul për ndryshimet kushtetuese. Deputeti Myslim Murrizi deklaroi sërish se ai dhe 28 deputetë që duan ndërhyrjet në kushtetutë nuk do të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit.
Në të njejtën linjë ishte dhe deputetja Rudina Hajdari, sipas së cilës diskutimet u përqëndruan mes PS dhe PD vetëm për marrëveshjen e 5 qershorit dhe jo hapjen e listave
Kryeministri Rama tha se shumica do të përpiqet që të “bindim opozitën parlamenare që duhet të jetë më fleksibël në këtë proces”, duke theksuar se “mbase nuk do arrijmë dot t’i bëjmë bashkë në këtë process, e mbase do arrijmë të kemi një mbështetje që do të jetë e mjaftueshme, sepse problemi është se opozita parlamentare janë shumë parti, shumë individë”. Zoti Rama bëri të ditur se bisedimet do të vijojnë me palët, duke kujtuar megjithatë se koha në dipozicion është e pakët. /VOA