Ozil vendos përfundimisht për të ardhmen

0
Gjigandi

Mesut Ozil ka për qëllim parësor të qëndrojë në Arsenal deri në mbarim të kontratës me klubin, sipas Erkut Sogut, menaxherit të mesfushorit gjerman.

Ylli gjerman e vazhdoi kontratën me klubin në janar të vitit 2018, duke u bërë lojtari më i paguar në Arsenal.

Kjo marrëveshje do t’i mbarojë në përfundim të sezonit 2020/21 dhe, duke qenë se ajo ditë po afrohet, për Ozilin është përfolur se mund të largohet nga Emirates para kohe.

Thuhet se Fenerbahce është njëri prej klubeve më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e Ozilit. Por aty janë edhe klube të mëdha evropiane si Interi dhe Milani.

32-vjeçarin e duan edhe në Kinë, gjithashtu.

RonaTyra

Por menaxheri i tij thotë se Ozil nuk synon të largohet, pasi do të qëndrojë në Arsenal edhe në sezonin e fundit në kontratën që ia siguron plot 350 mijë funte në javë.

“Mesut e ka edhe një vjet në kontratë. Nuk do të ketë ndryshime”, tha Sogut për beIN Sports.

“Se çfarë do të ndodhë më pas, vetëm koha do të tregojë. Mesut do t’i mbushë 32 vjet dhe do t’i ketë edhe disa vite tjera karrierë. Ai dhe familja e tij do të vendosin në fund”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu