“Oscars” shënoi rritje të shikueshmërisë me 57 për qind më shumë se viti i kaluar

0
“Oscars” shënoi rritje të shikueshmërisë me 57 për qind më shumë se viti i kaluar
Gjigandi

Vlerësimet televizive për çmimet “Oscars” u rritën disi nga niveli i ulët shikueshmërisë që pati vitin e kaluar, por ngjarja duket se nuk e ka tërheqjen për shikuesit si dikur.

Ceremonia e së dielës arriti rreth 15.36 milionë shikues, sipas numrave paraprakë të kompanisë Nielsen të publikuara të hënën nga ABC. Një vlerësim më i detajuar ndodhi të martën, shkruan

DailyMail

.

“CODA” fitoi çmimin kryesor ‘Filmi më i mirë’ në ceremoninë e së dielës, por të gjithë fituesit dhe humbësit u lanë në hije nga gafa e aktorit Will Smith, i cili shkaktoi skandal në skenë kur gjuajti me shuplakë aktorin e komedisë Chris Rock për shkak të një shakaje që Rock bëri për gruan e Smithit, Jada Pinkett Smith.

RonaTyra

E mbajtur në mes të pandemisë COVID-19, ceremonia e vitit 2021 kishte arritur një nivel befasues të ulët shikueshmërie prej 9.85 milionë shikuesish. Kjo çoi në disa ndryshime që “Oscars” bëri këtë vit, si prezantimi më i shkurtër i tetë çmimeve të dorës së dytë.

Ndërsa kjo dukej qartë se ndihmoi rritjen e shikueshmërisë, prapëseprapë një audiencë prej 15 milionë shikuesish është ende nën shifrën e 23.6 milionë njerëzve që ndoqën “Oscars” në vitin 2020. Deri vitin e kaluar, kjo ishte audienca më e vogël ndonjëherë për një ceremoni “Oscars”.

Nielsen nuk kishte menjëherë numra më specifikë të shikueshmërisë për shfaqjen e së dielës, por kompania kërkimore Samba TV tha se studimi i saj nuk tregoi se incidenti Smith-Rock kishte një ndikim të rëndësishëm në madhësinë e audiencës ndërsa ndodhi ceremonia.

Shikueshmëria për ngjarjet e drejtpërdrejta televizive, me përjashtim të lojërave të futbollit NFL, ka rënë për disa vite me radhë. Disa vëzhgues të Hollywoodit besojnë se tërheqja relativisht e veçantë e shumë filmave të nderuar nga “Oscars” ka kufizuar gjithashtu audiencën.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu