Me një fotosesion unik dhe dukje atraktiv, Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri muzikor

0
Me një fotosesion unik dhe dukje atraktiv, Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri muzikor
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po vazhdon punën pa u ndalur për projekte të reja.

Vetëm pak kohë pas lansimit të këngës së fundit “Dashni” që e solli në bashkëpunim me këngëtarin Muma, Dafina tashmë është drejt finalizimit të një tjetër projekti.

Kështu ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në Instagram teksa postoi një fotosesion të ri, e në të cilin dukje mahnitëse.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

RonaTyra

Me flokë të gjata bionde, e veshur me një kostum gri dhe dorëza të kuqe, Dafina dukej atraktive në pozat e realizuara në makinë.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Për të bërë dukjen edhe më atraktive ajo vendosi një makijazh të theksuar, ndërsa në mbishkrim solli pjesë të shkëputura nga këngën për të cilën ka bashkëpunuar me Elinelin.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

“Ti mbyllim dikun larg, kujtimet e këqij në ndry, së shpejti”, ka shkruar Dafina sipër postimit.

Ndërkohë, krahas projekteve të njëpasnjëshme Dafina në vitin që lamë pas lansoi albumin e ri “Dafinë Moj” që u mirëprit nga fansat dhe disa prej këngëve i realizoi edhe me klip.

/abc24.al/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu