Orë vendimtare për fatin e Kjaer, Milan dhe Sevilla nisin bisedimet!

0
Gjigandi

Një meritë e madhe për formën e jashtëzakonshme të Milanit nga janari e tej është sidomos e afrimeve të merkatos dimërore që mbajnë emrin e Kjaer dhe Ibrahimovic.

Nëse për suedezin është folur shumë, duke nënvizuar peshën e tij në ekip dhe dhomat e zhveshjes, më pak është prekur mbrojtësi danez, i cili sa herë ka zbritur në fushë, kuqezinjtë kanë fituar 80% të ndeshjeve, teksa regjistrohet vetëm një humbje, ajo ndaj Interit në derbi.

I huazuar nga Sevilla me të drejtë blerje për 3.5 mln euro, afati për të paguar kartonin dhe këtë shifër skadon ditën e mërkurë, ndaj edhe janë orë deçizive se çfarë do të bëjnë drejtuesit.

Danezi fiton 2.5 mln euro në sezon dhe Milani tenton të ulë këtë rrogë për shkak edhe të moshës (31 vjeç), ndërsa nuk është problem kartoni dhe vlera e ulët.

Nesër pritet të vijë edhe vendimi përfundimtar nëse Kjaer do të vazhdojë me Milanin edhe sezonin tjetër apo do të kthehet në Spanjë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu