Ministrja e Arsmit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se për nder të 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot, të gjitha shkollat në Kosovë dhe Shqipëri do t’ia kushtojnë orën e parë të mësimit kësaj ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare.
Nagavci ka shkruar në Facebook se është e lumtur që këtë vendim e kanë marrë bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi.
Për t’ua mundësuar nxënësve tanë në të dyja vendet, që të flasin njëkohësisht për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
“
Kështu, ne po bartim së bashku te gjeneratat e reja veprën frymëzuese të intelektualëve dhe atdhetarëve të kohës dhe lavdinë e historisë shqiptare
“, ka shkruar ajo.