Gjatë kontrollit të kësaj të premtje në Portin e Durrësit janë shoqëruar 23 persona. Në kuadër të operacionit të koduar “Porti i Pastër” janë sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë. Sipas policisë në aksionin blic të bërë në Portin e Durrësit, janë kontrolluar106 kontenierë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona. Pjesë e këtij operacioni kanë qenë forca nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti i Sigurisë Publike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.