Operacion i gjerë anti-drogë në Korçë, arrestohen 24 persona; Çuçi: Dëshmi e luftës kundër krimit…

0
Operacion i gjerë anti-drogë në Korçë, arrestohen 24 persona; Çuçi: Dëshmi e luftës kundër krimit…
Gjigandi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar sot pas një aksioni policor anti-drogë në qytetin e Korçës ku janë lëshuar 31 urdhër-arreste nga 101 persona të proceduar penalisht.

Në një njoftim në Facebook, ministri u shpreh se operacioni anti-drogë “është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe luftës së pa kompromis kundër krimit të organizuar”.

“Përgëzime strukturave vendore të policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që falë punës së tyre arritën të zbulonin dhe dokumentonin këtë veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, ka shtuar Çuçi.

“Jemi frontalisht të vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës së vazhdueshme kundër drogës, për një shoqëri më të sigurt që garanton zhvillimin dhe të ardhmen tonë”, ka thënë ministri.

Policia e Korçës ka finalizuar sot me sukses një operacion të gjerë antidrogë në veprimtarinë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

RonaTyra

Sipas drejtuesit të kësaj policie, Gjovalin Loka gjatë operacionit “Knock down”, që ishte vetëm në fazën e parë të tij, u arrestuan 24 persona, 7 u shpallën në kërkim, ndërsa 70 të tjerë u vendosën nën hetim penal, njofton policia.

Gjithashtu, mësohet se këtyre personave iu sekuestruan 420 gramë kokainë, 340 gramë kanabis, 21.6 gramë heroinë, metadon, 1,556,300 lekë [12,627 euro], 20,595 euro, 110 dollarë, 280 paund, 50 telefona celularë, 20 automjete, 5 peshore elektronike, 1 radio marrëse policie, 1 përforcues grushti, dokumente identifikimi të shtetasve të ndryshëm.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu