Olta thotë se partneri nuk e thërret kurrë në emër

0
Gjigandi

Në një intervistë, aktorja Olta Gixhari tregoi ndër të tjera se partneri i saj nuk e thërret kurrë në emër.

“Gjithsej në jetën tonë mund të më ketë thërritur dy herë ‘Olta’ dhe kur më thotë ‘Olta’ e di që ka diçka që nuk shkon,” tha ajo.

Mjafton një kërkim i shpejtë në Reddit ose në forume të tjera për të kuptuar se nuk vepron kështu vetëm partneri i Oltës. “A duhet të shqetësohem nëse i dashuri nuk më thërret kurrë në emër?”, “Pse ai nuk ma thotë kurrë emrin?”, “Si t’ia bëj që të më thotë emrin?” janë disa nga pyetjet që shumë njerëz shkruajnë online.

Nëse ndodh kështu edhe me partnerin tuaj, a duhet të shqetësoheni? Me shumë mundësi jo.

Shumica e djemve – por edhe e vajzave – e bëjnë këtë gjë natyrshëm, pa vetëdije. Arsyeja pse ai mund të mos thotë emrin tuaj lidhet me faktin se zakonisht nuk i thotë as emrat e të tjerëve. Me pak fjalë, është komunikimi i tij personal.

RonaTyra

Përdorimi i fjalëve të tjera në marrëdhënien romantike – si zemër, shpirt, baby etj – mund ta bëjë përdorimin e emrit tuaj të përveçëm më të rrallë dhe vetëm në momente të caktuara, si për shembull gjatë një debati.

Nëse të pëlqen kur të drejtohet në emër dhe do që ta bëjë më shpesh, thjesht thuaja. Komunikimi është çelësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu