Tiranë/ Plagosi me thikë 35-vjeçarin gjatë një sherri, arrestohet autori

0
Gjigandi

Një 35-vjeçar në Kombinat ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta me një 40-vjeçar.

Policia njofton se autori i ngjarjes, 40-vjeçari me iniciale E.B është arrestuar, ndërsa 35-vjeçari me iniciale R. G është plagosur dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. G., 35 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton Policia.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu