Manchester United do me patjetër të afrojë në merkaton e verës sulmuesin Jadon Sancho. “Djajtë e kuq” ishin gati të sakrifikonin disa futbollistë për talentin e Borussia Dortmund, por duket se nuk do të ndodhë kështu.
Ekipi anglez ka ofruar vetëm 50 milionë paundë për sulmuesin sipas asaj që shkruan Sky Sport. Një shifër shumë e ulët që mund të merret si tallje për skuadrën gjermane, pasi ata duan rreth 100 milionë paundë për kartonin e tij.
Oferta e United do të refuzohet me shumë mundësi, pasi nuk ka asnjë mundësi që i riu të largohet nga verdhezinjtë për një shifër të tillë. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet.