Ekipi i futbollit të romëve/ “Liria” u krijua me djemtë e vajzat që braktisën rrugën

0
Gjigandi

Kjo është një ditë normale e stërvitjes se fëmijëve të ekipit “Liria” në Shkodër. Djem dhe vajza të komunitetit rom dhe atij egjiptian, prej kohësh kanë braktisur rrugët për të luajtur futboll.

Krijimi i ekipeve, është një iniciativë e shoqatës se komunitetit Rom dhe atij Egjiptian.
Para 4 vitesh, Asllani kërkonte lëmoshë në rrugët e qytetit. Sot nëna e tij premton se pavarësisht problemeve ekonomike do të ndihmojë djalin e saj që të realizojë ëndrrën për të luajtur me Vllazninë.
Jo me kot futbolli është konsideruar si sporti i të varfërve. Cristiano Ronaldo, Carlos Teves e shumë futbollistë të tjerë, vështirësitë e jetës i bënë edhe më të fortë për të ngjitur shkallët e karrierës, për të mundur varfërinë dhe për tu bërë yje të futbollit botëror. Le të shpresojmë që edhe këta fëmijë të komunitetit Rom dhe atij Egjiptian, me shumë vullnet, sakrificë dhe pak fat, nesër të mund të bëhen yjet e futbollit shqiptar.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu