Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Handikos”, kanë organizuar ë aktivitete të ndryshme, përfshirë këngë, valle e balet.
Kaltërina Misini, zyrtare për komunikim në “Hendikos”, ka thënë se fëmijët në Kosovë përballën me sfida të shumta, duke filluar nga kushtet elementare e deri tek edukimi.
“
Ne në këtë ditë të 1 qershorit ne si Hendikos, dëshirojmë pikë së pari, shëndet për fëmijët, por edhe gjithëpërfshirjës sa më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe plotësim të të drejtave dhe kushteve, sepse e dimë që fëmijët me aftësi të kufizuara ende përballen me sfida të shumta, prej marrjes së shërbimeve esenciale nga shteti pastaj deri tek edukimi. E dimë që shumë fëmije me aftësi të kufizuara janë të përjashtuar nga sistemi arsimor për shkak të sfidave dhe barrierave më të cilat përballen në përditshmëri
“, tha ajo.
Beltina Retkoceri njëra nga nxënëset e “Hendikos” është shprehur e lumtur për organizimin e këtij eventi.
“
Urojë 1 qershorin të gjithë fëmijëve, po shpresojë se të gjithë do të kalojnë mire ketë ditë
“, tha ajo.
Nimoza Rrahmani një prej përfaqësueseve të prindërve në Handikos, tha se organizimet e tilla janë të mirëseardhura.
“
Është një organizim shume i mire dhe i mirëpritur dhe me prezencën tonë tregojmë më shume. Në Hendikos është qendra e vetme që fëmijët takojnë persona sikur se janë vet, marrin shërbime dhe njihën më të drejtat e tyre qe ju takojnë. Ky vit, viti 2022 është shpallur viti i aftësisë së kufizua
r”, tha ajo.