Një nuse e re ka vdekur në pritjen e martesës së saj pasi pësoi një krizë anafilaktike të shkaktuar nga alergjia prej frutave të thata.
25 vjeçarja Alexandra Erokhova nuk arrinte të merrte dot frymë në tavolinë pasi hëngri pak ‘embëlsirë’ gjatë ceremonisë për dasmën e saj.
Të ftuarit u përpoqën ta ndihmonin dhe ambulanca erdhi më pas në banketin e shtruar në Pallatin Tsaritsyno në Moskë.
Mjekët e ardhur u përpoqën ta risillnin në vete nusen por nuk arritën ta shpëtonin, thanë mediat ruse.
Vdekja e saj po hetohet tashmë nga policia.
Zonjusha Erokhova kishte studiuar për financë dhe sisteme bankare finance në Akademinë prestigjoze të administratës publike në Moskë.
Ajo vuante që fëmijë prej alergjisë nga frutat e thata dhe kjo i ishte komunikuar paraprakisht kompanisë së shërbimit ‘katering’ që kujdesej për pritjen.
Por megjithatë gjurmë frutash të thata ishin gjetur mes ingredientëve dhe mjekët konfirmuan se ajo kishte pësuar krizë anafilaktike. Nuk është e qartë nëse të resë i ishte rekomanduar mjekimi anti alergjik ‘epinefrin’ për alergjinë e saj.
Në një njeri me alergji ndaj kokrrave të thata, sistemi i tij imunitar i identifikon ato gabimisht si armike dhe reagon duke lëshuar kimikate si histamina, që shkakton simptomat e jashtme të alergjisë.
Burimi: top-channel.tv