Antonio Conte prej kohësh po kërkon një mbrojtës të majtë dhe objektivi kryesor i Interit, ishte Layvin Kurzawa.
Mbrojtësi francez ishte në ditët e tij të fundit të kontratës dhe Interi shpresonte, por mëngjarashi rinovoi dje dhe nuk do të lëvizë nga PSG.
Si pasojë, Interi ka hedhur sytë nga kampionati anglez. Conte i ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë të pamundurën që të arrijnë te firma e Emerson Palmierit.
Mbrojtësi me origjinë braziliane, që mbron ngjyrat e Italisë, nuk do të qëndrojë në Londër te Chelsea, pasi Frank Lampard preferon Marcos Alonson para tij. Një operacion që mund t’i kushtojë Interit 25-30 milion euro.