Nuk iu evidentuan probleme, konfirmohet në detyrë gjyqtarja Armela Hasantari

0
Gjigandi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 25 nëntor vendimin për konfirmimin në detyre të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Armela Hasantari. Vendimmarrja nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin ishte unanime.

Gjatë seancës dëgjimore më 23 nëntor, nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve te rivlerësimit. Hasantari shprehu dakordësinë për hetimin e Komisionit dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Armela Hasantari përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe në 2016-ën u emërua si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku dhe e ushtron funksionin  aktualisht.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu