Zgjedhjet e 6 marsit/ Balla takim me të rinjtë në Lushnje

0
Zgjedhjet e 6 marsit/ Balla takim me të rinjtë në Lushnje
Gjigandi

Drejtuesi i qarkut të Fierit, njëherësh edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla prezantoi kandidaten për kryetare bashkie në Lushnje për zgjedhjet e 6 marsit, Eriselda Sefa.

Në një takim me të rinjtë e Lushnjes, Balla u shpreh se këto zgjedhje janë të rëndësishëm për Shqipërinë, ku në fushë janë tre ekipe, një ekip kombëtar dhe dy të tjera të kategorisë së tretë.

“Këto zgjedhja janë një moment i rëndësishëm për gjithë Shqipërinë, edhe për Lushnjën. Pse e them këtë? Sepse në fushë kanë zbritur tre ekipi, ekipi kombëtar i PS dhe dy ekipe të kategorisë së tretë. Njëri një ekip që kapiteni i tyre çohet në 12 pas dreke dhe ekipi tjetër drejtohet nga një person, i cili në 30 vite me radhë nuk mbahet mend të ketë bërë një gjë të mirë për Shqipërinë dhe për Lushnjën”,

u shpreh Balla.

Ndërkohë, Balla nuk la pa ironizuar edhe Bashën edhe Berishën, duke theksuar se ish-kryeministri bën thirrje për të mbledhur vota dhe që t’i përdorë ato si presion ndaj SHBA-ve.

RonaTyra

“Një non grata, i cili që prej ditës kur u shpall non grata, ky person kërkon që të vijë në Lushnje, ishte dje në Bubullime dhe bënte thirrje për të mbledhur vota  për ti përdorur mish për top kundër SHBA. A do të lejojnë të rinjtë dhe të rejat e Lushnjës që votat të përdoren si një mjet presioni kundër SHBA? A mund të pranojnë të rinjtë e Lushnjës që të kenë model Lulzim Bashën? Po ne çohemi herët sepse kemi nevojë për punë dhe jo për gjumë”

, deklaroi Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu