“Nuk është moti as është lufta”, Berisha: Qeveria përgjegjëse për krizën energjitike në vend. Shi…

0
“Nuk është moti as është lufta”, Berisha: Qeveria përgjegjëse për krizën energjitike në vend. Shi…
Gjigandi

Sali Berisha bën përgjegjëse qeverinë për krizën energjitike në vend.

Në një tryezë me ekspertë për krizën në sistemin energjitike, ish kryeministri pohoi se energjia ka qenë gjithnjë problem cardinal, ndërsa akuzoi qeverinë e kryeministrit Rama se në kundërshtim me ligjet e vendit zbrazi digat, dhe shiti energjinë me 42 euro në verë, kur në bursë cmimi i saj ishte 130 euro.

“Takimi për një problem themelor të Shqipërisë, energjia ka qenë gjithnjë problem kardinal. Nën hijen e luftës, ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që ka 3-4 fishuar cmimin për bizneset dhe premton të rrisë në mënyrë absurde cmimin për konsumatorët. Është vendi i vetëm që takson naftën mbi 1 euro dhe ka një prej cmimeve më të larta në Europë.

Sigurisht Shqipëria nuk është një ishull. Në rrafshin e energjisë dhe prodhimit të saj, Shqipëria është vendi që duhet të ndjente më pak se cdo vend tjetër ndikimin mbi energjitikën e kontinentit të agresionit rus mbi Ukrainën. Energjia e saj në masën 96-98 % është tërësisht ujore, prodhohet me kosto më të ulët se në cdo vend. Prodhimi i energjisë në Shqipëri gjatë 2021 është më i lartë në rekord historik, rreth 8.9 mln kiloëat / orë. Duke patur parasysh këto faktorë dhe nëse, analizojmë qëndrimin në menazhimin e rezervës ujore të kaskadës konstaton se shkak i krizën në Shqipëri nuk është moti, nuk është lufta, por plackitja grabitja vjedhja në këto sipërmarrje.

Shqipëria nuk besoj të ketë vend tjetër që zbras digat në kundërshtim me ligjet e saj, dhe shet energji me 42 euro kur në bursë është 130 euro. Sic ka ndodhur gjatë verës. Apo blen energji me 300 euro në një kohë kur për furnizimin e saj është blerë në bursë me 150 euro. pra, kemi të bëjmë me një rritje cmimesh të diktuara nga keqmenaxhimi dhe vjedhja. Ai ndau para me blerësin. Pra, kemi të bëjmë me një menaxhim kleptokratik të sipërmarrjeve publike që defacto sot janë të falimentuara sepse borxhi ka kaluar 1 mld euro.

RonaTyra

Cfarë qëndron tjetër në themel të kësaj krize? Qëndron qëndrimi i papërgjegjshëm i kësaj qeverie që në 9 vite nuk ka siguruar një burim të vetëm energjie vec burimeve ujore, kur potencialet i kishte të jashtëzakonshme. Kjo qeveri trashëgoi në hidro rreth 170 kontrata për ndërtimin e HEC-eve. Nuk them mos ndiqte cuarjen më tej të shfrytëzimit të burimeve ujore, po përparësi duhet të ishte diversikimi i burimeve energjitike.

Një vend që 9 vite vec paneleve të shtatcraftit nuk ka realizuar asgjë. Ka listuar një listë parqesh voltaike, por s ka nisur puna në asnjë prej tyre. Ka përjashtuar kompani që kishin cdo potencial për përmbushjen e kontratës. Shqipëria ka platformat e erës ndër më të fuqishmet në Europë.”

u shpreh Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu