Deputetja e PD, Oriola Pampuri ka komentuar takimin e zyrtares së lartë të DASH, Karen Donfried me kryetarin aktual të PD, Enkelejd Alibeaj.
E ftuar në studion e lajmeve, në Vizion Plus, Pampuri tha se e sheh si mbështetje këtë takim mes zyrtares së DASH dhe përfaqësuesve të opozitës.
“
Unë personalisht e shikoj mbështetje dhe zyrtarisht është një takim të cilin e zhvillon me kryetarin aktual të PD, është folur pak dhe mesazhi është mëse i qartë
“,tha Pampuri.
Përsa i përket Kuvendit të PD, të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, Pampuri e cilësoi thjesht një takim të demokratëve, ndërsa theksoi se nuk do të marrë pjesë.
“
Unë nuk do të marr pjesë sepse ai është një takim i demokratëve, por jo takim i të gjithë atyre që duhe të ishin në një kuvend përbashkues i cili do të ishte në vijimësi të disa pikave që ne parashtruam. Ai është një takim, por që unë personalisht nuk mund ta shoh si Kuvend
“, tha Pampuri.
Më tej ajo theksoi se demokratët do e kuptojnë që bashkimi është themeli i suksesit.
“
Bashkohemi duke pasur një PD zyrtare të fortë e cila bëri të pamundurën për të shpalosur një platformë. Për të shkuar të bashkuar drejt një Kuvendi. Të bashkuar shkojmë drejt fitores, qytetarëve i intereson vetëm fitorja. PD zyrtare nesër do punojë me qytetarët për të qenë të bashkuar”
, tha Pampuri.
E pyetur se çfarë po “kurdis” ish kreu i PD, Lulzim Basha, Pampuri tha: Basha nuk ka qëllim të krijojë një forcë të re. Është vetëm PD që ka mbështetje nga baza, ka mbështetjet e duhura. Basha po bën punën si deputet i cili nuk mund të lerë takimet me bazën”.