Drita është shpallur kampion në Superligën e Kosovës për sezonin 2019/2020.
Klubi nga Gjilani humbi në takimin e sotëm ndaj Ballkanit në Suharkë, por kjo nuk ja prishi festën pasi titulli ishte fituar në mesjavë e kaluar.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu u shpreh se ishte shumë i emocionuar nga ky trofe të cilin ja dedikoj të gjithë “Intelektualëve” kudo që janë në botë.
“Nuk kam fjalë ta përshkruajë këtë ndjenjë fantastike. Uroj të gjithë lojtarët, shikuesit dhe kryesin për një sezon shumë të sukseshëm”.
“Kundërshtarët na kanë bërë më të fortë duke u luajtur çdo ndeshje si finale” – tha ai për SSK.
Duke folur për ndeshjet parakualifikuese në Ligën e Kampionëve, Nuhiu u shpreh se beson që do ta përfaqësojnë kampionatin e Kosovës në mënyrë dinjitoze, dhe se do të këtë ardhje të reja.
“Jemi të përgatitur për në Evropë dhe besojmë se do të kemi rezultatet të mira. Do të reagohet në afat kalimtar me prioritet mbrojtjen por do të shikojmë edhe mesfushën dhe sulmin” – përfundoi ai.