Nuhiu flet për rivalitetin me Gjilanin dhe garën për titullin kampion

0
Gjigandi

Drita ka patur ecuri fenomenale pas rikthimit në fushën e gjelbër pas pandemisë, derisa e ka lënë pas edhe Ballkanin, skuadër kjo që grumbullon 47 pikë pas 24 ndeshjeve.

Trajneri i kësaj skuadre Ardian Nuhiu e ka komentuar fitoren kundër Trepçës ’89, duke thënë se këto tre pikë ishin gjë e mirë për vazhdimësinë e kampionatit.

“Ishte një fitore e mirë për vazhdimësinë e kampionatit. Ka një rivalitet të jashtëzakonshëm me Gjilanin, një derbi që i jep bukuri kampionatiti, sidomos kur je afër si trajner, dhe me të vërtetë ky derbi sjell shumë emocion”, deklaroi fillimisht Ardian Nuhiu në Rock n’Roll Football.

Duke folur për garën për titull, ai sheh një garë të fortë mes skuadrave të pjesës së epërme të tabelës.

“Nuk diskutohet se do të jetë një garë e fortë. Nga java në fjalë po ndryshon tabela. Do të shohim në vazhdim. Tash kemi pasur disa ndeshje më të lehta, duke përjashtuar ndeshjen që fituam dje. Do të jetë një kampionat tejet i vështirë dhe te ndeshjet direkte do të vuloset fati i kampionit”, tregon më tej trajneri nga Shkupi.

RonaTyra

“Gjilani është një qytet që e do shumë futbollin. Çdo qytetar që takon është e pamundur të mos e përshëndetësh pasi e duan shumë futbollin. Është një ndjenjë shumë e mirë që e përjetoj derbin me Gjilanin, është një qytet modest, ku dy skuadrat luftojnë për titull”, vlerësoi Nuhiu.

Tutje, Nuhiu ka përshëndetur vendimin e klubit gjilanas për vazhdimin e kontratave të disa futbollistëve.

“Vetë vazhdimi i kontratave për futbollistët tregon stabilitetin që ka klubi i Dritës, i cili mendon për të ardhmen. Kemi punuar shumë dhe jemi me plotë meritë në vendin e parë. Por, ky vend duhet të mbahet dhe ne na pret një punë më e madhe. Mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një”, theksoi Ardian Nuhiu.

Për fund, Nuhiu ka thënë se futbolli kosovar është në rrugë të mbarë drejt zhvillimit.

“Futbolli kosovar po ec në rrugë të mbarë me hapa të shpejtë. Por, edhe mediat e kanë rolin e vetë që na ndjekin vazhdimisht. Në momentin që rregul

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu