Nuhiu flet pas fitores ndaj Drenicës

0
Gjigandi

Drita ka shënuar një fitore tejet të vlefshme në shtëpi ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës.

Klubi gjilanas triumfoi me rezultatin minimal 1:0.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, tha se futbollistëve u mungoi freskia gjatë kësaj ndeshje.

“Na mungoi freskia në këtë ndeshje. Krijuam, por nuk e kishim freskinë të shënonim. Por, si do që të jetë me rëndësi është tre pikëshi dhe tani e presim ndeshjen e radhës. Gjithçka kishim nën kontroll, thjeshtë mungonte goli i qetësisë sepse Drenica nuk na rrezikoi”, u shpreh Nuhiu pas ndeshjes për “Super Sport Kosova”.

Pas kësaj fitore, Drita tash ka 68 pikë në pozitën e parë, 4 më shumë sesa Gjilani, që do të luajë nesër ndaj Ballkanit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu