Milani dhe Atalanta kanë barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të javës së 36-të të Serie A.
Ndeshja mes Milanit dhe Atalantas doli të jetë interesante vetëm në 45 minutat e parë, ku kishte edhe gola.
Për Milanin shënoi Hakan Calhanoglu, ndërsa për Atalantan shënoi Duvan Zapata (1-0).
Gigi Donnarumma në këtë ndeshje priti një penallti të gjuajtur nga Ruslan Malinovsky.
Ai për këtë dhe disa pritje të tjera ishte më i mirë në fushë me notën 7.9.
Ibrahimovic dhe Calhanoglu ishin pas tij më të notuarit.