Nora Istrefi ka treguar edhe një herë fizikun e saj të tonifikuar dhe tërheqës.
Këngëtarja e njohur ka sjell një fotosesion të ri i cili u realizua gjatë xhirimeve të klipit të saj të fundit “Më mungon”, që u lansu pak ditë më parë.
35-vjeçarja shihet e veshur e tëra në të zeza, bluzë të shkurtër në të cilën vë në pah belin e hollë të kombinuar me xhinse.
Foto: Nora Istrefi/Instagram
Pamja e këngëtarja së shumë hiteve u kompletua me grimin e theksuar dhe flokët kafe në formë valëzimi.
Foto: Nora Istrefi/Instagram
“Zemrën unë ta dhashë, po nuk e don ti”, ka shkruar Nora në mbishkrimin e fotove që pranuan komente të shumta nga ndjekësit e saj që kryesisht ishin pozitive.
Foto: Nora Istrefi/Instagram
“Më mungon” është kënga e fundit e Norës që u lansua më 10 mars dhe deri tani ka grumbulluar mbi 700 mijë klikime në YouTube.
Foto: Nora Istrefi/Instagram
Ndërkohë, këngëtarja e cila është nënë e një vajze mbetet e angazhuar edhe me koncerte në vende të ndryshme të botës, së fundi ajo mbajti mbrëmje muzikore për bashkatdhetarët në Australi. /
abc24.al/