Ish-anëtari i grupit The Bloody Alboz (TBA), Kleviol Ahmet i njohur si Cllevio, ditën e djeshme (e hënë) u përfshi në një përleshje fizike me Noizyn.
Nga të goditurat e reperit të OTR, ai duket se ka pësuar lëndime dhe se ka qenë duke u trajtuar në spital.
I njëjti së fundmi ka bërë disa postime në InstaStory, teksa shfaqet duke qarë dhe ka treguar se pësoi mpiksje gjaku në kokë.
Foto: Screenshot/Instagram
“Pasoja fatale në qoftëse nuk ma heqin mpiksjen e gjakut në kokokë do vini këtu të më merrni për te banesa”, tha ai.
“Bravo Noizy do bëhesh vrasës”, shtoi më tej Cllevio.
Foto: Screenshot/Instagram
Sherri i tyre duket të ketë nisur për shkak të disa gjërave që Cleviol tha për Noizyn në rrjete sociale.
Nga ana tjetër, Rigels Rajku (emri i plotë) reagoi sërish duke thënë se nuk e lejon askënd që t’ia shaj familjen.
/abc24.al/
Foto: Screenshot/Instagram