Rikthimi i fuqishëm i Era Istrefit që e solli në qendër të vëmendjes

0
Rikthimi i fuqishëm i Era Istrefit që e solli në qendër të vëmendjes
Gjigandi

Ajo në muajin mars bëri rikthimin në skenë me një projekt të ri muzikor pas një pauze të gjatë në muzikë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme të estradës, Era Istrefi, e cila tashmë është e njohur edhe në tregun ndërkombëtar.

Artistja, e cila mezi po pritej nga publiku, ka bërë një kthim të fuqishëm që momentalisht e vendosi në qendër të vëmendjes.

Biondja ditë më parë mahniti me paraqitjen në një koncert në Zvicër, teksa po vazhdon të ketë interes të madh edhe për mbrëmje të tjera përreth Evropës.

E njëjta tani do të jetë e pranishme edhe në vende të tjera anë e mbanë trojeve shqiptare, si një emër tejet i kërkuar në treg.

RonaTyra

Në bazë të asaj që është parë në rrjete sociale, 27-vjeçarja është mirëpritur me një numër të madh të shikuesve.

Në anën tjetër, Era po shijon suksesin e këngës së re “TKRKT” që e solli vetëm pak javë më parë.

Për një kohë të shkurtër, kjo këngë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në platformën YouTube.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu