Njoftim me rëndësi nga FFK

0
Gjigandi

Ju njoftojmë se ndeshja përcaktuese për titullin e kampionit në Ligën e Femrave ndërmjet KFF Mitrovica dhe KFF Feronikeli, do të zhvillohet me datë 27 qershor 2020 (e shtunë), me fillim në orën 16:00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Ashtu sikurse ndeshjet e Ipko Superligës, për shkak të pandemisë edhe kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve dhe duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi Covid-19.

Mediat të cilat janë të interesuar për ta ndjekur këtë ndeshje nga afër duhet që emrat e gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve t’i dërgojnë për akreditim në email: [email protected] deri më 26 qershor (e premte) në orën 15:00.

Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu