Berat- Një 23-vjeçar është arrestuar për shkak se ka thyer masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi ishte nën hetim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Po kështu në pranga ka rënë edhe R. H., 55 vjeç, banues në Moravë, i cili rreth orës 01:30 pas mesnate ka shkuar për të vjedhur në oborrin e banesës së shtetasit R. B., 55 vjeç, banues në fshatin Moravë.
Njoftimi i policisë:
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 23-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat kanë bërë arrestimin e shtetasit R. A., 23 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi ishte nën hetim për veprën penale “Dhuna në familje”, por është konstatuar nga punonjësit e Policisë jashtë banesës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
………..
Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikuan dhe kapën në flagrancë shtetasin R. H., 55 vjeç, banues në Moravë, i cili rreth orës 01:30 pas mesnate ka shkuar për të vjedhur në oborrin e banesës së shtetasit R. B., 55 vjeç, banues në fshatin Moravë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën “Vjedhja e mbetur në tentativë”.
Burimi: top-channel.tv