Një vit me fanellën e Juventusit

0
Gjigandi

Një vit me fanellën e Juventusit dhe dëshira për të vazhduar aventurën në Torino nuk mungon.

Pas stërvitjeve në distancë me grupe të vogla tashmë cdo gjë po vazhdon për Mathijs De Ligt dhe pjesën tjetër të lojtrave të Juventusit. Mbrojtësi holandez në një intervistë të dhënë është shprehur tepër i lumtur që pas kaq shumë kohësh i është rikthyer serish punës bashkë me pjesën tjetër të ekipit.

Sezoni i tij i parë me fanellen e bardhezinjve ndoshta nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme per De Ligt, por gradualisht me kalimin e kohës, holandezi ka arritur të përshtatet. Sidoqoftë, edhe pse paraqitjet e tij ndoshta nuk kanë qenë nga më të mirat emri i tij është përmendur shpesh në merkato. 

Pikërisht kur pyetet për të ardhmen e tij, De Ligt nuk ka asnjë dilemë brenda vetes, ai është shprehur se do të qëndrojë te kampionët e Italisë dhe se çdo lajm i publikuar nëpër media është thjesht shpikje sepse nuk ka asgjë të vërtetë. Holandezi ka deklaruar se ndihet i lumtur te Juventus dhe do të përpiqet që të fitojë sa më shumë trofe me këtë skuadër.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu