Ato janë dy nga personazhet publike që kanë zënë vend në shoëbizin shqiptar prej shumë vitesh.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Jehona Sopi si dhe për ish-Miss Kosovën, Diellza Kolgecin.
Bukuroshet, duket se në të kaluarën kanë qenë mikesha të mira, në bazë të një videoje që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale.
Jehona Sopi (Foto: YouTube)
Ato kanë qenë së bashku në një konkurs bukurie të organizuar në vitin 1995, një vit para se të zgjidhej Miss Kosova.
Në video artistet shfaqen duke interpretuar disa nga këngët më të popullarizuara shqiptare, e madje edhe duke kërcyer.
Diellza Kolgeci (Foto: YouTube)
Diellzës në fund të videos iu vendos një kurorë, gjersa në ato momente Sopi shfaqet duke i dhënë një përqafim.
Videoja është bërë virale në TikTok e rrjetet e tjera dhe të plotë mund ta gjeni edhe në platformën YouTube.
/abc24.al/