Dua Lipa reagon pas pritjes së Anglisë në Kosovë

0
Gjigandi

Kosova dje (e diel), ishte nikoqire e Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’, të cilën e humbi me rezultat 0-4.

Megjithatë, lirshëm mund të thuhet se rezultati nuk ishte edhe aq i rëndësishëm sa mikpritja që kosovarët i bën Anglisë.

Pas kësaj ndeshjeje, ata që falënderuan Kosovën për mikpritje ishin edhe faqja zyrtare e kombëtares së Anglisë, përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale.

Ky falënderim i tyre i bëri përshtypje edhe këngëtares Dua Lipa, e cila ka ripostuar fotografinë e Anglisë në InstaStory të saj, përshkrimi i së cilës ishte, “Faleminderit, Kosovë”.

RonaTyra

Artistet me prejardhje nga Kosova deri më tani kanë arritur suksese të mëdha në karrierën e tyre muzikore, duke rrëmbyer çmime mjaft të rëndësishme e po ashtu tashmë kanë pushtuar edhe të gjitha platformat muzikore.

Ajo çfarë është më e rëndësishme – dy yjet botërore nuk i harrojnë asnjëherë rrënjët dhe janë mjaft të lumtura që janë me prejardhje shqiptare. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu