Një tjetër qendër masazhesh ‘vatër’ prostitucioni në Tiranë, arrestohet çifti: Punësuan 21-vjeçar…

0
Një tjetër qendër masazhesh ‘vatër’ prostitucioni në Tiranë, arrestohet çifti: Punësuan 21-vjeçar…
Gjigandi

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër qendër masazhesh në Tiranë e cila ishte ‘vatër’ prostitucioni.

Në pranga përfunduan një çift që bashkëjetonin me njëri-tjetrin dhe administronin një qendër masazhesh, në rrugën “Shyqyri Bërxolli”.

Policia tha se ata kishin punësuar shtetasen I. A, 21 vjeçe, e cila do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Njoftimi nga policia Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Couple 1”.

RonaTyra

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Shfrytëzonin qendrën e masazheve, për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetas.

Procedohet penalisht punëtorja e qendrës së masazheve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Couple 1”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– F. D., 39 vjeç dhe M. E., 33 vjeçe (bashkëjetues), për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja I. A., 21 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasit F. D. dhe M. E. administronin një qendër masazhesh, në rrugën “Shyqyri Bërxolli”, në të cilën kishin punësuar shtetasen I. A.

Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu