Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka prezantuar së fundmi videoklipin e projektit të ri muzikor të quajtur “Finish Line”.
Kënga, që vjen me një mesazh të fuqishëm, është shkruar nga këngëtarja dhe fituesja e një sërë çmimeve, Diane Warren.
“Finish Line” është pjesë e një feste të përgjithshme të grave dhe është kënga kryesore për një serial dokumentar të ardhshëm, “37 Words”, që do të transmetohet në ESPN këtë muaj.
Është po ashtu një himn për fuqizimin e grave që do të mbështesë “37 Words”, një dokumentar me katër pjesë nga producentët e filmave dokumentarë; Dawn Porter dhe Nicole Newnham, në kuadër të iniciativës Fifty/50 të kompanisë Walt Disney të udhëhequr nga ESPN.
Nisma Fifty/50 përkujton 50-vjetorin e ‘Title IX’ – ligjin federal për të drejtat civile që ndalon diskriminimin e bazuar në gjini në çdo institucion arsimor dhe u jep grave mundësinë e barabartë.
The #FinishLine music video is out now! 💗🎉 It’s an honor to be a part of this amazing campaign supporting women! What did you think of the video?! #Fifty50 @Diane_Warren https://t.co/rviHi4SapC pic.twitter.com/ZVt8g6nw4O
– Rita Ora (@RitaOra) June 8, 2022
“Është nder të jem pjesë e kësaj fushate të mrekullueshme që mbështet gratë”, ka thënë Ora pas publikimit të këngës në një postim në Twitter.
Videoja ndërkaq nuk është e disponueshme për abonentët në Kosovë:
/abc24.al/